Bëhu pjesë e rrjetit të salloneve partnere të Flutur dhe ofroju klienteve të tua produkte beauty të përzgjedhura, bestseller dhe brende që ato tashmë kërkojnë.
Shiko paketat Na kontakto në InstagramProgrami Flutur Salon Partners është krijuar për sallone që duan të shtojnë retail në biznesin e tyre pa marrë përsipër stok të madh që në fillim.
Përfitoni zbritje të dedikuara për partnerët dhe marzh më të mirë për shitjen në sallon.
Filloni me produkte të përzgjedhura nga kategoritë më të kërkuara të Flutur.
Paketat përfshijnë zgjidhje ekspozimi që produktet të prezantohen bukur dhe profesionalisht.
Produktet që nuk lëvizin brenda 90 ditëve mund të ndërrohen sipas kushteve të bashkëpunimit.
Tri paketa të krijuara për të testuar retail-in Flutur me investim fillestar të kontrolluar.
Paketa ideale për sallonet që duan të testojnë për herë të parë produktet bestseller të Flutur.
Për sallonet që duan një gamë më të gjerë Flutur dhe një prezantim profesional në retail.
Paketa më e plotë për sallonet që duan një përzgjedhje të gjerë produktesh Flutur për retail.
Shiko paketat Starter, Growth dhe Pro dhe zgjidh opsionin që i përshtatet më së miri sallonit tënd.
Kontakto Flutur direkt në Instagram dhe na trego paketën për të cilën je e interesuar.
Ekipi Flutur konfirmon detajet, produktet dhe kushtet e bashkëpunimit me sallonin.
Prano produktet dhe display-in dhe fillo t'ua ofrosh produktet Flutur klienteve të tua.
Kushte të strukturuara për të mbrojtur standardin e brandit dhe për t'i dhënë sallonit fleksibilitet në menaxhimin e stokut.
Salloni nuk duhet të ulë çmimin e shitjes për konsumatorin final nën çmimin zyrtar të produktit të Flutur.
Pagesë në dorëzim. Pas muajit të 3-të të bashkëpunimit të suksesshëm, mundësi pagese me afat 30 ditë.
Nëse një produkt nuk lëviz brenda 90 ditëve, salloni mund ta ndërrojë me një produkt tjetër me vlerë të barabartë.
Secila palë mund të tërhiqet me njoftim paraprak me shkrim. Flutur rimerr brenda 30 ditësh produktet e pashitura në gjendje të paprekur kundrejt rimbursimit të vlerës.
Fillo me paketën që i përshtatet biznesit tënd dhe ndërto një kategori retail që klientet e tua mund ta zbulojnë direkt në sallon.
Na shkruaj në InstagramGet 20% off for all products
Use above code to get the special discount
You may check out all the available products and buy some in the shop
Return to shop