Flutur Cosmetics dhuron deri në 2000 € për mbështetjen e grave që luftojnë me kancerin e gjirit
Në muajin tetor, që në mbarë botën njihet si Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Flutur Cosmetics nis iniciativën e saj vjetore humanitare Flutur për Jetë – një fushatë që e kthen bukurinë në një gjest të vërtetë mbështetjeje dhe solidariteti.
Duke qëndruar besnik ndaj filozofisë “Bukuria që lind nga guximi, dashuria dhe rezistenca”, Flutur synon të përhapë mesazhin se çdo veprim i vogël mund të krijojë një ndikim të madh në jetën e grave që përballen me këtë sëmundje.
Kauza dhe ndikimi
Këtë vit, Flutur ka vendosur të dhurojë deri në 2000 € për të mbështetur punën e organizatave Healthcare Ezra dhe Race for the Cure Kosovo, të cilat ofrojnë ndihmë konkrete, edukim dhe kujdes për gratë që përballen me kancerin e gjirit.
Nëpërmjet kësaj fushate, çdo ndjekës i Flutur Cosmetics nëpër rrjetet sociale ka mundësinë të kontribuojë në mënyrë të thjeshtë por domethënëse:
- Nji koment në postimin e fushatës në profilin zyrtar të Flutur Cosmetics ( profili: @flutur.cosmetics ) në Instagram = 0,10 € donacion.
- Çdo blerje që do të realizohet me kuponin PINK25 në faqen e internetit të Flutur Cosmetics = 1 € donacion. Pra, në emër të çdo klienti dhurohen direkt të hollat për donacion.
- Flutur ka krijuar edhe produkt të posaçëm për këtë fushatë, që të krijojë edhe një mundësi tjetër për klientët që të kontibuojnë në këtë kauzë. Pra, çdo blerje e produktit të dedikuar Pink Hope shkon 4 € donacion.
CEO e Flutur Cosmetics, Majlinda Çilafi Bajrami, thekson se kjo fushatë është më shumë se një iniciativë – është një mision i përbashkët për të përhapur shpresë:
“Në Flutur, ne besojmë se bukuria e vërtetë nuk qëndron vetëm në pamjen e jashtme, por në forcën dhe guximin që lindin nga brenda.
Me Flutur për Jetë duam të rikujtojmë çdo grua që po lufton ose ka luftuar se nuk është vetëm. Çdo koment, çdo porosi, çdo përfshirje është një hap drejt ndryshimit të vërtetë.”
Fushata do të zgjasë gjatë gjithë muajit tetor, duke e kthyer platformën e Flutur-it në një hapësirë virtuale solidariteti, ndërgjegjësimi dhe mbështetjeje për të gjitha gratë që po përballen me këtë sfidë.
Bukuria që dhuron shpresë
“Pink Hope” – produkti simbolik i fushatës, është një set elegant press-on nails në ngjyrë rozë pastel me detajin e fjongos, që përfaqëson guximin dhe dashurinë femërore.
Ky produkt është pjesë e një edicioni të kufizuar dhe do të jetë i disponueshëm vetëm gjatë muajit tetor në faqen www.flutur.shop.
Me çdo blerje, konsumatorët jo vetëm që zgjedhin bukurinë, por bëhen edhe pjesë e një misioni më të madh – për të përhapur shpresë.
Bashkohu me kauzën
Flutur fton të gjithë ndjekësit, partnerët dhe dashamirësit e brandit që të bëhen pjesë e kësaj lëvizjeje.
Çdo koment, shpërndarje dhe blerje gjatë tetorit ndihmon të arrihet qëllimi i përbashkët – 2000 € donacione për të mbështetur gratë që po luftojnë me kancerin e gjirit.
Ndiq fushatën në Instagram: @flutur.cosmetics
Vizito: www.flutur.shop
_______
Për më shumë informacione ose bashkëpunime mediatike:
cosmeticsflutur@gmail.com
www.flutur.shop










