Syte tregojne storie , Flutur Cosmetics , pertej grimit
Days
Hours
Minutes
Seconds

Ky event i veçantë, organizuar nga Flutur Cosmetics në bashkëpunim me komunitetin “Përtej Grimit”, synon të promovojë nismën “Sytë tregojnë storie”. Kjo fushatë ka si qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për fuqizimin e grave në shoqëri dhe përfshin një koleksion të posaçëm nga Flutur Cosmetics, ku një pjesë e fitimeve do të dhurohet për organizatat që mbështesin të drejtat e njeriut.

Eventi shënon një moment historik duke bashkuar për herë të parë artistët shqiptarë të industrisë së bukurisë, duke i ftuar ata të jenë pjesë e ndërtimit të komunitetit “Përtej Grimit”. Ky komunitet synon të jetë një hapësirë ku artistët e makeup-it mund të ndërveprojnë, të ndajnë njohuri dhe të zhvillohen profesionalisht, përfitues nga një gamë e gjerë mundësish. Për më tepër, artistët do të kenë mundësinë të diskutojnë hapur rreth përvojës së tyre profesionale, arritjeve në karrierë, si dhe të ndajnë trendet më të fundit dhe inovacionet në fushën e bukurisë, duke e pasuruar kështu dialogun dhe ndikimin e tyre në industrinë e bukurisë.

Panelistët e ngjarjes

Ferihan Mahmudi - Keka

Makeup and hair stylist

Armend Ramadani

Makeup and hair stylist

Sadet Elezi

Makeup and hair stylist

Regjistrimet kanë mbaruar